Liqen i Farkës, mbrekullia 6km larg qëndrës së Tiranës
Tirana ka shumë vënde te spikatura turistike që akoma nuk janë zbuluar jo vetëm nga turistet e huaj por as nga vetë banorët e saj.
Tashmë janë vetë ata që po e shperndajnë lajmin nëpermjet mediave sociale për atraksioneve më të fundit. Arsyeja?
Më së fundi vetë qytetaret e Tiranës kanë zbuluar avantazhet dhe rëndesinë e një turizmi ditor pranë lokalitetit ku banojnë dhe shfrytezimi i resurseve të tij, që do të thotë kënaqësi e garantuar me kosto minimale.
Liqeni i Farkës, njëri nga atraksionet me intereante të Tiranës, i cili ndodhet vetëm pak km nga qendra e kryeqytetit, ofron një qetësi dhe gjelberim të jashtëzakonshem dhe relaksues.
Freskia e ujit dhe dallgët e lehta të liqenit blu të largojnë me mijëra km nga qendra e zhurmshme e qendrës së qytetit.
Qielli blu i zbukuruar me pak re të bardha aty-këtu, së bashku me gjelbërimin e lëndinave dhe freskun e liqenit të thellë të kujtojne një nga pikturat impresioniste të Renuarit, por që nuk e keni pare kurrë më pare.
F.M / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.