‘Liqeni i Dashurisë’ – Lagunat në formë zemre lidhen në shkretëtirën e Dubait
Oazi i shkretëtirës i krijuar nga njerëzit e Al Qudra është shtëpia e liqeneve të panumërta artificiale, të rrethuar nga duna të larta rëre dhe fauna lokale, duke e kthyer vendin në atraksion për shumë turistë.
Në vitin 2018, tërheqja turistike lokale pësoi një ngritje të popullaritetit kur u shfaq një liqen i ri misterioz.
Brenda natës, u shfaqën dy laguna të mbushura me ujë, në formën e zemrave të ndërthurura, që përshkruanin fjalën “dashuri”.
Krijimi i liqenit ishte e gjitha pjesë e planit. Një zëdhënës nga zyra e inxhinierisë së Sheik Mohammedit thotë se projekti filloi ndërtimin në 11 Mars 2018 dhe u mbajt i fshehur që nga fillimi i tij. (CNN)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.