Lira turke rimëkëmbet nga rënia rekord – E mbështet mekanizmi i ri i depozitave. Rreziku i inflacionit, ende në horizont
Lira turke është rimëkëmbur nga një nivel rekord i ulët, pasi qeveria lajmëroi një mekanizëm të ri të depozitimit të lirës këtë Javë, por rreziqet janë ende në horizont për ekonominë e vendit, si pasojë e inflacionit të lartë dhe shqetësimeve mbi rezervat e këmbimit valutor. Në nisje të Javës, administrata e Erdogan lajmëroi një mjet të ri financiar për të inkurajuar banorët që të bëjnë depozita në lira, pas disa javëve të luhatjes së valutës. Qeveria do të kompensojë depozituesit nëse yield-i qëndron poshtë diferencës së kursit të këmbimit mes kohës së hapjes së llogarisë dhe datës së maturitetit, pavarësisht interesit të fituar.
Pas lajmërimit, lira ka shtuar rreth 40% të vlerës kundër dollarit, duke u tregtuar në 10.85 për dollar. Megjitahtë, për banorët lokalë, nuk është e mjaftueshme vetëm rimëkëmbja e lirës, pasi ata shqetësohen edhe për çmimet e larta. “Po shkoj në treg për të parë çmimet, si vajin e lulediellit. Unë nuk e bleja atë më parë, vetëm vajin e ullirit. Por tashmë, vaji i lulediellit, që bënte 37 lira, kushton 160, ndërsa vajin e ullirit spo e përmend fare”- tha një banor në Stamboll për Reuters.
Në Nëntor, indeksi i çmimit të konsumit në Turqi u rrt me 21.31% nga e njejta periudhë një vit më parë, që është niveli më i lartë që prej fundit të 2018-s. Autoritetet lokale thonë se shkaki i inflacionit vjen prej normave të larta të interesit dhe banka qendrore ka ulur normën bazë me 5% që prej Shtatorit. Thuajse çdo herë kur ulen interesat, lira pëson zhvlerësim. Nga nisja e vitit e deri në pikën më të ulët, zhvlerësimi i akumuluar i lirës kundër dollarit arrin në thuajse 60%. Për momentin, instrumenti i ri i depozitave të lirës, ka zbutur zhvlerësimin e valutës, por analistët paralajmërojnë se nëse rritja e lirës dështon, plani mund të rrisë borxhin publik, privojë rezervat e këmbimit valutor dhe nxisë mëtej inflacionin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.