Lirohet nga detyra zv.ministri i Punëve të Brendshme, Ilir Marko – Vendimi botohet në Fletoren Zyrtare
Lirohet nga detyra zv.ministri i Punëve të Brendshme, Ilir Marko. Lirimi nga kjo detyrë u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, numër nr. 513, datë 15.9.2017, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.
Lirimi nga detyra e zv.ministrit të Punëve të Brendshme, vjen vetëm pak ditë pasi Kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar bënë betimin në Presidencë dhe dekretet për emërimin e tyre u botuan në Fletoren Zyrtare.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.