Lista zyrtare: Ja kush janë komisionerët e rinj të Bashkimit Europian
Presidentja e sapo zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë publike detyrat e të gjithë portofolëve të caktuar për Komisionerët, duke kompletuar enigmën e kolegjit të Komisionerëve 2019-2024. Pesë zv-presidentët e tjerë janë:
- Josep Borrell (Spanjë, Ministri aktual i Jashtëm Spanjoll): i caktuar HR/VP, Europa më e Fortë në Botë;
- Věra Jourová (Republika Çeke, Komisionerë në Komisionin Juncker): Vlerat dhe transparenca;
- Margaritis Schinas (Greqi, ish-anëtar i Parlamentit Europian, zyrtar me shërbim të gjatë i Komisionit Europian): Mbrojtja e Mënyrës sonë Europiane të Jetesës;
- Maroš Šefčovič (Sllovaki, Nënkryetar në Komisionin Juncker): Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Parashikimi;
- Dubravka Šuica (Kroaci, Anëtare e Parlamentit Europian): Demokracia dhe Demografia. Dubravka Šuica gjithashtu do të drejtojë, nga ana e Komisionit, punën në Konferencën për Ardhmërinë e Europës.
Komisionerët e tjerë janë si më poshtë:
- Johannes Hahn (Austri) do të jetë përgjegjës për “Buxhetin dhe Administratën” dhe do t’i raportojë direkt Presidentit të Komisionit Ursula von der Leyen.
- Didier Reynders (Belgjikë), do të jetë përgjegjës për ‘Drejtësinë’ (përfshirë temën e sundimit të ligjit).
- Mariya Gabriel (Bullgari) do të kujdeset për portofolin ‘Inovacioni dhe Rinia’.
- Stella Kyriakides (Qipro) do të udhëheqë portofolin ‘Shëndeti’.
- Kadri Simson (Estoni) do të jetë përgjegjëse për portofolin e “Energjisë”.
- Jutta Urpilainen (Finlandë) do të marrë përsipër përgjegjësinë për “Partneritetet Ndërkombëtare”.
- Sylvie Goulard (Francë), Komisionerja e “Tregut të Brendshëm”, do të jetë përgjegjëse për Drejtorinë e re të Përgjithshme për industrinë e Mbrojtjes dhe Hapësirën.
- László Trócsányi (Hungari) do të udhëheqë portofolin e “Fqinjësisë dhe Zgjerimit”.
- Phil Hogan (Irlandë), Komisioneri aktual për Bujqësi, do t’i sjellë përvojën e tij Komisionit të ri në portofolin e “Tregtisë”.
- Paolo Gentiloni (Itali), do të ndajë përvojën e tij të gjerë në portofolin e “Ekonomisë”.
- Virginijus Sinkevičius (Lituani), do të jetë përgjegjës për “Mjedisi dhe Oqeanet”.
- Nicolas Schmit (Luksemburg) do të jetë përgjegjës për portofolin e “Punëve”.
- Helena Dalli (Maltë) do të udhëheqë portofolin e “Barazisë”.
- Janusz Wojciechowski (Poloni) do të jetë përgjegjës për portofolin “Bujqësia”.
- Elisa Ferreira (Portugali) do të udhëheqë portofolin ‘Kohezioni dhe Reformat’.
- Rovana Plumb (Rumani) do të jetë përgjegjëse për portofolin ‘Transport’.
- Janez Lenarčič (Slloveni) do të jetë përgjegjës për portofolin ‘Menaxhimi i Krizave’.
- Ylva Johansson (Suedi) do të udhëheqë portofolin e “Çështjeve të Brendshme”.
Dje, von der Leyen kishte njoftuar listën e Komisionerëve të caktuar sipas vendeve:
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.