Listohen dështimet e Von der Leyen – SPD shpërndan një letër te homologët europianë përpara votimit
Social demokratët e Gjermanisë kanë shpërndarë një letër në grupet e tyre politike, ku kanë quajtur Ursula von der Leyen si “kandidate të papërshtatshme” për të drejtuar Komisionin Europian, përpara votimit javën e ardhshme. Parlamenti Europian pritet të votojë të Martën e ardhshme për von der Leyen, ministren e mbrojtjes në Gjermani dhe një aleate konservatore e Angela Merkel, që pritet të pasojë Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian.
Nominimi i Von der Leyen nga liderët e Bashkimit Europian ka irrituar partnerët në koalicion të Merkel, pasi liderët injoruan kandidatët kryesor nga blloqet e mëdha parlamentare. Merkel tha se situata e koalicionit nuk është e lehtë. Ajo ishte e vetmja lidere e Bashkimit Europian që abstenoi në votimin e javës së kaluar për vendet kryesore, pasi u konsultua me partinë Social Demokrate. Von der Leyen po lobon politikanët në Parlamentin Europian që ta konfirmojnë atë si shefen e Komisionit. Grupimi i socialistëve, ku bën pjesë partia gjermane, ka 154 vende në asamblenë me 751 në total, që nuk mjafton për ta bllokuar.
Në letër, partia Social Demokrate shfaqte dështimet në lidership dhe politika të Von der Leyen si ministre e mbrojtjes, duke vënë theksin te skandali për kontratat e shpërblimit si dhe boshllëqe të tjera në ushtri. Letra pritet të rrisë tensionet në koalicion, që janë shtuar pasi ish-lideri Sigmar Gabriel sugjeroi se partia mund të tërhiqet nga aleanca mbi kandidaturën e von der Leyen.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.