Lojëra fati e loto sporti të paligjshme në internet – Arrestohet në flagrancë pronari lokalit ku ushtrohej veprimtaria
Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, konstatuan një rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
Sipas njoftimit në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët arrestuan shtetasin K.K., 33 vjeç banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të tij konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.
Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.