Lojëra fati nëpërmjet celularëve – Policia arreston në flagrancë 2 shtetas në rrugën e Dibrës, Tiranë
Policia e Shtetit njofton se Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave 2” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. H., 33 vjeç.
Sipas njoftimit këta shtetas të gjendur në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.