‘Lojërat’ e papritura të motit – Si do të jetë koha këtë të mërkurë?!
Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, te cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale me diell kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Sipas njoftimit deri në orët e mëngjesit reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, më pas reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpashershme.
SHMU njofton se era ka nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 20m/sek, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 3 deri në 13ºC
- zonat e ulëta 4 deri në 15ºC
- zonat bregdetare 5 deri në 16ºC.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.