Lotari sportive dhe lojëra fati të paligjshme – Policia procedon penalisht 3 shtetas
Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
Policia bën me dije se në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online, shtetasi G.C.
“G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregtar, ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, loto sporti online.”
Sipas njoftimit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.