Lotaria amerikane – Ja kur nisin aplikimet, kushtet për këtë vit
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në facebook, njofton se aplikimi për lotarinë e vizës 2019-2020 fillon në datën 3 Tetor 2018 dhe data e fundit e aplikimit do të jetë 6 Nëntori i po këtij viti. Aplikimet e lotarisë janë falas, ndërsa çdo individ duhet të plotësojë kushtet paraprake të vendosur nga DSHA.
“Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu 👉 https://bit.ly/2l7myjg”.
Si çdo vit, edhe këtë herë përzgjedhja do të jetë në dorë të shortit kompjuterik.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.