Lotaria Amerikane – “You have not been selected”, ka ende shanse
Shumë prej jush kanë pritur gjysmë viti për përgjigjen e lotarisë amerikane. Por kur si përgjigje keni marrë “You have not been selected”, me siguri jeni mërzitur, sidomos ata që kanë vite që aplikojnë dhe marrin të njëjtën përgjigje.
Por mos i humbisni shpresat, ka ende shanse edhe pas kësaj përgjigje. Ndaj ruajini kodet tuaja!
Në faqen zyrtare ne facebook Ambasada Amerikane ka sqaruar aplikantët se duhet pare rezultati një herë në muaj, pasi ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.