LSI prezanton programin politik – Kryemadhi: Taksa e sheshtë 9%, 5% e PBB për arsimin
Lëvizja socialiste për integrim ka prezantuar programin politik që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Duke folur në një takim me drejtues të LSI, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, renditi disa nga pikat kryesore të programit.
Sa i takon taksave parashikohet që të rikthehet ajo e sheshtë në nivelin 9%, element tjetër lidhet me arsimin ku parashikohet rritja e buxhetit me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërsa ish deputeti Edmond Haxhinasto pjesë e hartimit të programit, deklaroi se ky është një program që nuk ka premtime populiste, por janë premtime me efekt direkt në ekonomi dhe sfera të tjera.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.