Lufta kundër korrupsionit – BE, grant 550 mijë euro për projektin e shoqërisë civile
Bashkimi Europian ofron mbështetje financiare për forcimin e shoqërisë civile në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
550 mijë euro është grant i radhës për projektin “Civilisc”, të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili synon monitorimin e institucioneve qeverisëse.
Sipas Sotiraq Hronit, Drejtor i Përgjithshëm këtij Instituti, shoqëria civile në vendin tonë i ka të gjitha kapacitetet për të realizuar objektivat e vendosura nga BE në këtë drejtim.
Zëvendësministrja e drejtësisë, Teuta Vodo, u shpreh se qeveria ngelet e vendosur për të çrrënjosur korrupsionin në institucionet publike, përmes zbatimit të strategjive antikorrupsion.
Projekti “Civilisc”, aktualisht është shtrirë në 12 bashki të vendit. Ky projekt mbështetet në ekspertizën e organizatës Bullgare Risk Monitor në luftën kundër korrupsionit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.