Lufta kundër krimit – Gjonaj: Prokuroria pengoi Vetting-un, shkriu drejtorinë e inspektimit
Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur për rreth një vit e gjysmë Drejtorinë e Inspektimit, duke krijuar vështirësi reale për procesin e Vetting-ut. Fakti është sjellë në vëmendje nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë raportimit në Kuvend mbi përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave për luftën kundër krimit e korrupsionit nga ana e Prokurorisë.
Gjonaj tha se për shkak të shkrirjes së kësaj strukture nga tetori 2016 deri në shkurt 2018, është bërë i mundur rivlerësimi për vetëm 27 prokurorë.
Gjonaj raportoi rezultate të ulëta të Prokurorisë në kuadrin e ligjit antimafia, në luftën kundër pastrimit të parave e të krimit të organizuar.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.