“Lufta” me pandeminë – Biden nominon 2 rolet kryesore të Kabinetit të Shëndetësisë
Presidenti i zgjedhur Biden ka bërë zgjedhjet e tij për dy pozicionet kryesore në shëndetin publik, ndërsa përgatitet për të marrë detyrën muajin e ardhshëm. Nominimet vinë në një kohë që shifrat e koronavirusit në Amerikë po kalojnë në nivele të reja.
Sipas dy burimeve të Reuters, Biden ka në plan të nominojë Prokurorin e Përgjithshëm të Kalifornisë, Xavier Becerra, si Sekretar të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, duke e vendosur ish-kongresmenin Latin në një rol kritik për luftimin e pandemisë.
Po ashtu, pritet edhe nominimi i Rochelle Walensky, Shef i Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.
Zgjedhja e Becerra-s, 62 vjeç erdhi ndërsa Biden u përball më shumë presion për të shtuar diversitetin në emërimet e tij në Kabinet, duke përfshirë ankesat nga Grupi i Parë i Kongresit Hispanik, në lidhje me mungesën e Latinëve.
Becerra do të drejtojë Agjencinë Shëndetësore, ndërsa do t’i duhet të menaxhojë një tjetër valë të koronavirusit, duke përfshirë infeksione rekord dhe një numër ditor të vdekjeve që ka tejkaluar 2.000 njerëz ditët e fundit. Po ashtu, ndër sfidat e tij do të jetë edhe vaksinimi.
Biden emëroi disa anëtarë kryesorë të ekipit të tij shëndetësor javën e kaluar dhe pritet të hapë ekipin e plotë këtë javë.
“Biden po i përmbahet angazhimit të tij për ta bërë Kabinetin një reflektim të diversitetit” tha Robert Garcia, kryetari i komunës së Long Beach, California, si dhe një aleat i vjetër i Becerra dhe Biden.
Burimi kryesor: Reuters
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.