Lufta tregtare godet naftën – Çmimet rimëkëmben pas rënies me 8% ditën e djeshme
Çmimet e naftës janë rritur me rreth 2% në ditën e fundit tregtare të kësaj jave, duke u rimëkëmbur nga rënia më e madhe ndër vite të sesionit të kaluar, që erdhi prej tensioneve të reja tregtare mes kinës dhe SHBA. Donald Trump lajmëroi tarifa të reja ndaj mallrave kinezë, çka rriti tensionet mes 2 ekonomive më të mëdha në botë, që janë njëkohësisht edhe konsumatorët më të mëdhenj të naftës.
Nafta brent e Londrës ra me më shumë se 7% ditën e Enjte, që është rënia më e madhe në më shumë se 3 vite. Nafta bruto amerikane humbi 8%, duke treguar sesionin më të keq tregtar në 8 vite. Kolapsi solli një ndalesë të ashpër të çmimeve, që kishin marrë mbështetje nga rënia e inventarëve. Në sesionin e së Premtes, nafta brent u rrit me 2% në 61.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane shtoi 1.6%, duke prekur 54.8 dollarë për fuçi.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.