Lufta tregtare Kinë-SHBA – Shtyhet afati i marsit?
Presidenti Donald Trump tha herët ditën e sotme se do të konsiderojë shtyrjen e afatit të 2 marsit për tarifat nëse SHBA dhe Kina mund të arrijnë më shpejt një marrëveshje.
Trump zbuti qëndrimin e tij mbi luftën tregtare me Kinën duke thënë se ai dakord për ta lënë të hapur afatin përfundimtar, por se nuk preferon ta bëjë. Ai tha gjithashtu se Pekini ” dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”, dhe se ka “një ekip të madh” në Kinë duke u përpjekur për të arritur një zgjidhje.
Kur u pyet nëse do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping në fund të marsit, Trump tha: “Deri tani jo”. Afati i 2 marsit është vendimtar në negociatat mes vendeve pasi tarifat e SHBA për mallrat kineze do të rriten nëse një marrëveshje nuk do të arrihet më parë. Bisedimet tregtare ende janë të ndryshme, pasi të dyja palët nuk kanë hartuar akoma një marrëveshje që specifikon çështjet që bien dhe nuk bien dakord.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha se distanca përpara se Kina dhe SHBA të arrijnë një marrëveshje është mjaft e madhe. Kudlow gjithashtu tha se Trump është “optimist në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare”.
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.