Lufta tregtare SHBA-Kinë drejt fundit? Palët i ‘hapin rrugë’ njëra-tjetrës
SHBA dhe Kina po arrijnë një konsensus më të madh mbi çështjet tregtare, tha një ish-zyrtar në ministrinë kineze të tregtisë ditën e sotme.
“Brenda nëntë muajve të fundit kemi pasur tri raunde konsultimesh, mendoj se kemi gjithnjë e më shumë konsensus për një marrëveshje” -tha Jin Xu, një ish-zyrtar i lartë i ministrisë së tregtisë. Jin ishte gjithashtu më parë një diplomat në SHBA, U.K dhe Turqi.
“Të dy vendet bien dakord të kenë gjithnjë e më shumë mirëkuptim reciprok dhe gjithashtu duan të ndërtojnë marrëdhënie shumë më të mira për biznesmenët e të dyja vendeve” –tha Jin. “Nëse kemi gjithnjë e më shumë konsensus bota do të ketë përfitime” – shtoi Jin, pa harruar të theksonte se Kina është vendi në zhvillim më i madh në botë dhe SHBA është vendi tashme i zhvilluar më i madh në botë. Jin, i cili tani është kryetari i Shoqatës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës, tha se shpresonte për një rezultat pozitiv nga bisedimet dhe se Kina do të bëjë rregullimet e politikave në përputhje me rrethanat. Kina është aktualisht në mes të një takimi parlamentar dy javësh në Kongresin Kombëtar të Popullit.
Kryeministri Li Keqiang tha se ekonomia kineze ka gjasa të ngadalësohet këtë vit dhe zbuloi se objektivi zyrtar i rritjes ekonomike për 2019 do të jetë 6.0-6.5 për qind. Ai tha gjithashtu se lufta e tarifave njëmujore të vendit me SHBA-në ka dëmtuar aktivitetet e biznesit, por përsëriti angazhimin e Pekinit për “ruajtjen e globalizimit ekonomik” dhe u zotua për të promovuar arritjen e negociatave Kinë-SHBA.
Përshtati në shqip: E.T/SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.