Lufta tregtare te ekonomia kineze – Pritet të sjellë rritjen më të ngadaltë që prej vitit 1992
Rritja ekonomike kineze për tremujorin e dytë pritet të jetë ngadalësuar në normën më të dobët në 27 vite, ndërkohë që kërkesa brenda dhe jashtë vendit është goditur nga lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara. Politikëbërësit pritet të prezantojnë mbështetje për ekonominë, që të shmangin ngadalësimin e mëtejshëm dhe humbjet e vendeve të punës, por sipas analistëve, hapësira për stimuj është e limituar prej përkeqësimit të borxhit dhe rreziqeve strukturore.
Analistët presin që Kina të raportoi një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej 6.2% në tremujorin e dytë, që do të jetë edhe norma më e ngadaltë që prej vitit 1992. Kjo pritet të shënojë edhe një humbje të vrullit nga rritja me 6.4% në tremujorin e parë. Eksportet totale të kinës priten në rënie për 2019, ndërkohë që tarifat nisin ndikimin. Pekini është mbështetur te kombinimi i stimujve fiskalë dhe monetarë, për t’i bërë ballë kësaj dobësie. Megjithatë, ekonomia ka reaguar në mënyrë të ngadaltë dhe investitorët shqetësohen se zgjatja e luftës tregtare mes 2 Kinës dhe SHBA, mund të shkaktojë një recesion mbarë botëror.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.