“Luksi” i gjyqtarëve e prokurorëve – Profesor Krisafi: Të pajustifikueshme vilat, udhëtimet, stili i jetës së magjistratëve
Akademiku i njohur Ksenofon Krisafi e konsideron mungesën e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese si një e keqe e përkohshme e cila nuk do të ketë pasoja fatale për sistemin e drejtësisë.
Në një intervistë ekskluzive për Vetting.Al, Kristafi thotë se përfitimi nga spastrimi i gjyqësorit nga korrupsioni justifikon vonesën e plotësimit të këtyre gjykatave.
Profesori i njohur shpreh rezerva të forta lidhur me stilin e jetës së magjistratëve, një prej shkaktarëve të humbjes së besimit të publikut te drejtësia.
Ai e sheh procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve si një zgjedhje të domosdoshme që ka pas nxitjen e faktorit ndërkombëtar si dhe të qytetarëve shqiptarë, i cili do garantojë më tej një sistem të standardeve të duhura për shqiptarët.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.