Lungomare në plazhin e Durrësit – Rama: Projekt madhor me impakt të lartë ekonomik!
Së shpejti pritet të fillojë projekti për ndërtimin e Lungomares në Plazhin e Durrësit, e cili parashikohet të ketë një impakt të lartë ekonomik.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me projektuesit e Lungomares, e cila nis nga Ura e Dajlanit deri në Zonën e Kavalishencës, për tu njohur më nga afër me detajet. Sipas kryeministrit me këtë projekt do të rritet ndjeshëm vlera e banesave dhe hoteleve në këtë zonë si dhe numri i turistëve.
Vija bregdetare që do të prekë projekti është afro 3 km e gjatë, ku është edhe brezi i gjerë i rërës. Lungomare parashikohet të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.