M-Tax eFiling – Aplikacioni ku tatimpaguesit mund të konsultojnë të dhënat e tyre tatimore
Të gjithë bizneset, tatimpaguesit që duan të kontrollojnë herë pas herë apo të konsultojnë të dhënat e tyre tatimore, tashmë mund ta bëjnë kudo që ndodhen, nëpërmjet aplikacionit M-Tax eFiling.
Ky aplikacioni operon në sistemet Android, iOS dhe zë shumë pak hapësirë në memorien e pajisjes suaj. Identifikimi bëhet përmes emrit të përdoruesit (NIPT) dhe Fjalëkalimit.
“Përmes M-Tax eFiling do të lidheni dhe me faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kështu ju mund të përditësoheni me të rejat më të fundit, në kohë reale”, shkruan DPT. Për të shkarkuar aplikacionin klikoni në link http://bit.ly/2COO5fS.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.