Macron bën thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër koronavirusit
Koronavirus nuk ndalet në kufijtë ndërkombëtarë, për ta luftuar atë, është e nevojshme të vendoset një bashkëpunim efektiv ndërkombëtar, tha Presidenti Francez Emmanuel Macron.
Italia dhe Franca kanë numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi në Europë. “Situata me virusin na prek të gjithë ne, dhe mund të zgjidhet përmes një bashkëpunimi efektiv ndërkombëtar dhe europian. Koronavirusi nuk ndalet në kufi, pavarësisht sa të shqetësuar janë disa, “tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin italian Giuseppe Conte në Napoli.
Sipas Presidentit të Francës, koordinimi midis ministrive të shëndetësisë dhe kontakti i vazhdueshëm midis departamenteve përkatëse të të dy vendeve lejon kontroll më të mirë të situatës me përhapjen e virusit dhe parashikimin e zhvillimit të tij.
Kryeministri i Italisë, nga ana e tij, tha që mbyllja e kufijve do të çonte në “dëm të pariparueshëm për ekonominë. “Që nga fillimi, qeveria është marrë me një përgjegjësi të madhe për situatën e urgjencës, e cila shqetëson jo vetëm Italinë, por në të ardhmen do të prekë vendet që duken më pak të përfshira,” tha Conte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.