Macron ‘hidhet në sulm’ ndaj Amerikës! Pas daljes së Trump nga ‘Marrëveshja e Parisit’ gati negociatat me Kinën
Presidentët francezë dhe kinezë janë vendosur të nënshkruajnë një tekst në të cilin nënvizohet qartë “pakthyeshmëria” e marrëveshjes së klimës në Paris, e cila vjen vetëm disa orë pasi SH.B.A.-të bënë hapin e parë zyrtar për t’u tërhequr nga marrëveshja.
Emmanuel Macron dhe Xi Jiingping do të nënshkruajnë marrëveshjen të Mërkurën, tha një zyrtar nga zyra presidenciale franceze, duke shtuar se Franca ndjen “keqardhje” për veprimin e SHBA.
Duke folur para gazetarëve në Shanghai, zyrtari tha: “Ne kemi keqardhje për këtë veprim dhe kjo vetëm e bën më të domosdoshëm partneritetin franko-kinez për klimën dhe biodiversitetin.
“Teksti që do të nënshkruhet nesër përfshin një paragraf mbi pakthyeshmërinë e marrëveshjes së Parisit.”
Macron, i cili aktualisht është në Shanghai si pjesë e vizitës së tij shtetërore në Kinë, do të takohet me homologun e tij kinez të Mërkurën.
Ai foli në një panair tregtie në qytet të Martën menjëherë pas një fjalimi kryesor nga Xi, dhe tha se bashkëpunimi midis BE-së dhe Kinës ishte “vendimtar” dhe kërkoi që angazhimet të “përmirësoheshin”.
“Nëse duam të jemi në përputhje me marrëveshjen e Parisit, do të na duhet vitin tjetër për të forcuar angazhimet tona për të zvogëluar emetimet, dhe duhet të konfirmojmë angazhime të reja për 2030 dhe 2050”, tha ai.
“Bashkëpunimi midis Kinës dhe Bashkimit Evropian në këtë drejtim është vendimtar. Vitin tjetër, ne kemi nevojë, në axhendën e përmirësimit, të jemi kolektivisht përpara detyrës.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.