Macron paralajmëron Erdogan për ndërhyrjen në zgjedhjet franceze: “Kjo do të ishte e padurueshme”
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se Turqia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Francës 2022 në një intervistë televizive.
I pyetur nëse do të ketë përpjekje nga Ankaraja për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme, Macron i tha France 5:
“Sigurisht. Është shkruar, dhe kërcënimet nuk janë të mbuluara. Kështu që unë mendoj se duhet të jemi shumë të qartë. Unë mendoj se kjo është e padurueshme”.
“Unë nuk dua të angazhohem përsëri në një marrëdhënie paqësore nëse ka manovra të tilla që po zhvillohen prapa,” shtoi Macron.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është akuzuar më parë për ndërhyrje në zgjedhjet gjermane në 2017 kur ai u kërkoi qytetarëve gjermano-turq të votojnë kundër partisë së kancelares Angela Merkel.
Komentet e Macron vijnë ndërsa marrëdhëniet dypalëshe të Parisit dhe Ankarasë kanë arritur në një ‘pikë të ulët’ në muajt e fundit.
Vjeshtën e kaluar, Erdogan bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze midis një grindjeje mbi qëndrimin e perceptuar të presidentit francez ndaj Islamit dhe myslimanëve pas një sulmi terrorist.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.