Macron prezanton masa të reja / Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë
Vaksinat e Covid-19 do bëhen të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë në Francë dhe kushdo që kërkon të shkojë në kinema apo të hy në tren, duhet të tregojë prova të vaksinimit apo test negativ të virusit, sipas rregullave të reja të lajmëruara nga presidenti Emmanuel Macron.
Duke prezantuar masat për të luftuar rritjen e infeksioneve, Macron tha se vaksinimi nuk do jetë detyrues për publikun e përgjithshëm, por inkurajoi të gjithë që të imunizohen.
Franca ka patur lëvizje të theksuara kundër vaksinimit, por autoritetet deri më tani kanë menduar se mund të frenojnë koronavirusin, duke bindur mjaftueshëm njerëz, përfshirë stafin mjekësor, që të vaksinohet vullnetarisht. Megjithatë, ngadalësimi i normës së imunizimit dhe rritja e shpejtë e infeksioneve si pasojë e variantit tashmë dominues, Delta, ka detyruar qeverinë që të rimendojë rregullat për punonjësit e shëndetësisë, që tashmë duhet me detyrim të vaksinohen deri më 15 Shtator. Vaksinat do jenë gjithashtu detyruese për punjësit në azile. Macron tha se pasaporta e shëndetësisë, që është kërkuar më parë për të marrë pjesë në evente të mëdha, do kërkohet tashmë edhe për restorantet, kinematë dhe teatrot. Duke nisur nga Gushti, do kërkohet edhe për udhëtimet me distanca të gjata me trena dhe avionë, duke nxitur më shumë njerëz të vaksinohen. Franca ka rënë nga një mesatare prej 400,000 injeksionesh në ditë në fund të Majit, në rreth 165,000 në ditë në ditët e fundit. Rreth 53% e francezëve kanë marrë të paktën një dozë dhe 40.6% një vaksinuar plotësisht, shifër jo e mjaftueshme për të ndaluar virusin.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.