Macron “shkruan” historinë – Partia e tij fitore dërrmuese, sindikatat do bëjnë opozitën
Raundi i parë i zgjedhjeve presidencialë në Francë ka qenë historik për disa arsye. Së pari, Emmanuel Macron ka regjistruar një fitore dërrmuese me partinë e tij, të paparë ndonjëherë në historinë e Francës që prej vitit 1968 me Charles de Gaulle, pavarësisht se partia e tij është 2 muajshe e vjetër.
Së dyti, pasi abstenimi në këto zgjedhje ka rezultuar në një tjetër rekord historik; një në dy francezë nuk ka shkuar të votojë. Së treti, një nga dy partitë tradicionale është shkatërruar; socialistët kanë marrë vetëm 9% të votës popullore.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të Dielën e ardhshme, dhe partia e Emmanuel Macron, “Republika në Lëvizje”, projektohet të marrë nga 415 deri në 455 mandate, në parlamentin e ri prej 570 vendesh.
Kjo, do të thotë se, vendi do të mbetet praktikisht pa opozitë parlamentare. Partia e dytë në parlament, ajo republikane nuk do t`i kalojë dot 100 mandatet. Opozita e vërtetë kundër reformave të Macron president, dhe sidomos ndaj reformave të tij pro biznesit, duket se do të jenë sindikatat.
Tregjet europiane ka reaguar me optimizëm ndaj fitores së njeriut, i cili 3 vite më parë ishte i panjohur, dhe që vendosi të garojë si i pavarur në zgjedhjet presidenciale.
Tashmë që ai ka edhe mbështetjen e legjislativit, reformat e tij nuk kanë më asnjë pengesë. Morali i investitorëve është rritur ndjeshëm, jo vetëm në Francë, por në të gjithë Europën.
Kostot e huamarrjes në Francë kanë rënë gjithashtu gjatë së Hënës, duke ulur ndjeshëm hendekun me Yieldin gjerman. Sfidat e Emmanuel Macron, i cili është lideri më i ri i Francës pas Napoleonit, janë të shumta, por duket se ai tashmë i ka të gjitha mjetet për tu përballur me këto sfida.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.