“Made in Albania” – Në 2016, ishin 23 biznese që aplikuan tek Markat
Flitet aq shumë për produktet “Made in Albania” për avantazhet që mund të krijojë konsolidimi i markës, por të pakta janë bizneset që arrijnë të identifikohen.
Gjithsesi nga viti në vit duket se ka një rritje të atyre që kanë një produkt përfaqësues “Made in Albania.
Drejtoria e Përgjithshme Pronësisë Industriale bën me dije se gjatë vitit 2016 ka patur rritje të numrit të aplikimeve kombëtare nga subjekte shqiptare, të cilat arritën në 662 duke u rritur me 30% krahasuar me vitin paraardhës. Të paktën 23 aplikantë janë marka mbi produktet Made in Albania”.
Por cili është në fakt produkti përfaqësues sipas kompanive. Gama është e larmishme, nis nga pjet alkolike, vera, prodhimet e qumështit, mjalti, uji, lëngje frutash, nënprodukte të mishit.
Një pjesë e mirë e kompanive janë të njohura në tregun shqiptar dhe me një aktivitet eksporti në sasi të limituar.
Nga ana e subjekteve shqiptare ka pasur rritje edhe kërkesa për regjistrim ndërkombëtar. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale bën me dije se nga 6 aplikime në vitin 2015, në vitin 2016 janë dërguar 7 aplikime për regjistrim ndërkombëtar.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.