Madridi në gjendje emergjence – Qeveria “përplaset” me pushtetin lokal dhe gjykatën
Qeveria socialiste në Spanjë ka vendosur gjendjen e emergjencës këtë të Premte për një izolim të pjesshëm të kryeqytetit të vendit. Madridi është një prej vatrave më shqetësuese të covid-19 në Europë. Vendimi i qeverisë spanjolle erdhi menjëherë pasi një gjykatë vendase e cilësoi si të paligjshëm vendimin për izolimin e kryeqytetit. Nga ana tjetër, kjo lëvizje shton edhe më tej tensionet mes qeverisë dhe autoritetit lokal në Madrid.
Ky autoritet mendon se shifrat nuk janë të sakta dhe janë të paligjshme, por edhe shkatërruese për ekonominë. Por, as 3.8 milionë banorët e kryeqytetit të vendit si dhe qytezave periferike duken të jenë të kënaqur me vendimin e qeverisë për mbylljen e pjesshme. Pas një urdhri të ministrisë së shëndetësisë, autoritetet javën e kaluar ndaluan të gjitha udhëtimet jo thelbësore jashtë dhe drejt qytetit. Rajoni numëron rreth 723 raste infeksioni për 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit, sipas Organziatës Botërore të Shëndetësisë, duke e bërë Madridin vatrën më të nxehtë të virusit në Europë, pas Andorrës.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.