Mahnitëse/ Natyra “gëlltit” kështjellën qindra vjeçare
Një kështjellë në Skoci është gjetur e gjitha e “gëlltitur” nga pylli dhe bimët.
Sipas të dhënave historike ajo daton që nga shekulli i 19 dhe është braktisur rreth një shekull më parë.
Kjo kështjellë e madhe u porosit nga Duka i katërt u Monterose, James Graham , me qëllimin për të zëvendësuar “Buchanan Auld House” e cila u shkatërrua nga një zjarr në 1852.
Gjithçka mund të vihet re tanimë është pushtimi nga natyra,me bimët kacavjerrëse të gjelbra që kanë mbështjellë pragjet e vjetra të dyerve dhe kornizat e dritareve.
Pamjet e mrekullueshme janë fotografuar me dron nga një inxhinier avionësh, Derek Mcrimmon ditën e shtunë, imazhe të cilat i ka ndarë më vonë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale me mbishkrimin “ A keni parë ndonjëherë një kështjellë më të pushtuar nga natyra? “
Skocezët janë mahnitur nga këto pamje të mahnitshme të kështjellës qindra vjeçare e ndërsa fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.