Majko takon diasporën në Kanada: “Flituni fëmijëve gjuhën amtare”
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka qenë në një vizitë në Kanada për të takuar komunitetin shqiptar që jeton në Ottawa.
Fillimisht ministri është ndalur në një takim në shkollën shqipe të këtij qytetit, ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frëngjishtes.
“Flituni fëmijëve gjuhën amtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”, tha Majko.
Posted by Ministri i Shtetit për Diasporën on Sunday, March 11, 2018
Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj. Gjatë takimit, Ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.
Më pas Ministri Majko mori pjesë në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë. Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar Ermal Muça dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv.Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit. Z. Majko nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombasve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim.
“Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve”, tha Ministri.
Posted by Ministri i Shtetit për Diasporën on Sunday, March 11, 2018
Në ambientet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Majko vlerësoi ekspozitën, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.