Makina me Hidrogjen / Jaguar Land Rover planifikon ta testojë më vonë gjatë vitit
Jaguar Land Rover theksoi se po punon mbi një prototip të një makine elektrike me qelizë karburanti të hidrogjenit, me testimin e konceptit që pritet të nisë më vonë gjatë vitit. Makina do bazohet tek versioni i ri Land Rover Defender dhe është pjesë e përpjekjes së kompanisë për të arritur emetime zero deri në vitin 2036. Testimi i makinës do përqendrohet hë fusha si konsumi i karburantit dhe kapaciteti jashtë rruge. Në një lajmërim, Jaguar Land Rover, që është zotëruara nga Tata Motors, i përshkroi makinat elektrike me qelizë të karburantit si “shtesë ndaj makinave me bateri elektrike, për të arritur emetimet zero. “Këto makina me hidrogjen, ofrojnë densitet të lartë të energjisë, rimbushje të shpejtë dhe humbje minimale të distancës në temperatura të ulëta, duke e bërë teknologjinë ideale për makina të mëdha dhe distanca të gjata. Ndërkohë që Qeveritë përpiqet të reduktojnë ndotjen dhe përmirësojnë cilësinë e ajrit në zonat urbane, makinat në përdorim pritet të ndryshojnë. Mbretëria e Bashkuar planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me naftë apo benzin nga viti 2030.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.