Makina që u shit për $19 mln – Ankandi i makinave, Alfa Romeo e 1939 blihet me telefon
Një Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta u shti në ankand për vlerën e çmendur të 19 milionë dollarëve. Ky model është një ndër simbolet e periudhës së para luftës së dytë botërore, e vitit 1939, dhe paraprakisht vlerësohej se do të shitej mes 16 dhe 22 milionë dollarëve. Ankandi filloi me 11.3 milionë dollarë.
Makina cilësohet si tepër e veçantë nga koleksionuesit dhe të apasionuarit pas makinave, sidomos atyre klasike, për shkak të teknologjisë që përmban, përfshirë kompresorë të dyfishtë si dhe një motorr 8-cilindërsh, i rrallë për kohën. Makina tashmë do t`i kalojë pronarit të saj të 5-të, i cili e ka blerë për 19 milionë dollarë. Blerësi është një koleksionues makinash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili e bëri blerjen nëpërmjet telefonit.
Gjatë ankandit u shit edhe një Serenissima Spyder e vitit 1966 për 1.8 milionë dollarë, dy herë më shumë se vlerësimi paraprak. Ky eveniment mblodhi edhe shumë kureshtarë pasi një pjesë e madhe erdhën vetëm për të parë. Eventi mund të cilësohet padiskutim i suksesshëm pasi në total arriti të mbledhë diçka më shumë se 30 milionë dollarë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.