Makinat elektrike, pa tarifa – Ekspertët e mjedisit, Qirjo: Masë e mirëpritur, por e pamjaftueshme
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike. Bëhet fjalë për tarifat që paguhen aktualisht për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat standarde dhe certifikatën e pronësisë, me një vlerë totale prej 7 500 lekësh. Stimulimi për futjen e këtyre mjeteve mirëpritet nga ekspertët e mjedisit, të cilët thonë se politikat për uljen e ndotjes duhet të orientohen drejt këtij lloj transporti.
Megjithatë, Qirjo thotë se rimbursimi i tarifave prej 7500 lekësh është simbolik, ndaj kërkon marrjen e masave të mëtejshme për të stimuluar blerjen e mjeteve elektrike.
Qirjo sjell dhe shembuj që janë zbatuar në vendet evropiane, me qëllim aplikimin e praktikave më të mira edhe në vendin tonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.