Makinat gjermane në SHBA – “Der Spiegel”: Trump kritikoi përsëri prodhuesit
Prodhuesit gjerman të makinave u përballën përsëri me sulme nga Presidenti Donald Trump, i cili i kritikoi për shitjet e mëdha në Shtetet e Bashkuara, gjë që nxit sufiçitin tregtar të Gjermanisë.
Sipas Der Spiegel, Donald Trump shprehu shqetësim për makinat që gjermanët shesin në SHBA dhe tha se do ta ndalojë këtë.
Trump e ka kritikuar vazhdimisht sufiçitin e lartë tregtar të Gjermanisë me SHBA. Në një intervistë më herët gjatë vitit për Bild, ai kërcënoi prodhuesin e makinave luksoze BMW me një tarifë prej 35% për makinat që shet në tregun amerikan.
Presidenti tha për Bild se kudo në SHBA sheh një Mercedes Benz, ndërkohë që theksoi mungesën e makinave Chevrolet në Gjermani.
Prodhuesit gjerman si Daimler, Volkswagen dhe BMW, u janë përgjigjur sulmeve përtej Atlantikut me shqetësim.
Kreu ekzekutiv i BMW, Harald Krueger, një nga liderët e bizneseve që shoqëroi Angela Merkel në vizitën e parë të saj me Donald Trump, ka mbrojtur rëndësinë e tregtisë së lirë dhe thekson se fabrika më e madhe e BMW në botë qëndron në Karolinën e Jugut.
Volkswagen, Daimler dhe BMW ranë në vlerë tregu në sesionin tregtar të ditës së Premte. Sufiçiti tregtar i Gjermanisë u rrit në një rekord prej 253 miliardë euro vitin e kaluar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.