Makinat, jashtë luftës tregtare – BE po konsideron takime ndërkombëtare për të ulur barrierat
Politikëbërësit europianë po konsiderojnë zhvillimin e bisedimeve për të ulur tarifat mes 2 vendeve eksportuese më të mëdha në botë, për të parandaluar luftën tregtare me SHBA, sipas burimeve të Financial Times.
Propozimi po shqyrtohet nga zyrtarët në Bruksel, përpara një takimi të presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker dhe Presidentit Donald Trump, më vonë gjatë muajit.
Financial Times, duke përmendur 3 diplomatë, raportoi se Komisioni Europian po studion për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje me eksportues të tjerë të mëdhenj të makinave si SHBA, Korea e Jugut dhe Japonia.
“Me një marrëveshje të tillë, pjesëmarrësit do të reduktojnë tarifat në nivele të caktuara për një set të specifikuar të produkteve, pa përfshirë anëtarësinë në Organizatën Botërore të Tregtisë”, shkruan prestigjiozja britanike.
Në Qershor, Trump kërcënoi se do të vendosë penalitete në 20% për të gjithë importet e makinave nga Bashkimi Europian, gjë që solli rënien e mprehtë të aksioneve të prodhuesve kryesor në rajon.
Ai shtoi më vonë se nëse Europa nuk heq tarifat nga makinat amerikane, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse të reagojnë.
Bashkimi Europian ka vendosur aktualisht tarifa në 10% për makinat për pasagjerë, krahasuar me 2.5% në Shtetet e Bashkuara.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.