Mali i Zi drejt perëndimit – Djukanovic fiton zgjedhjet presidenciale. Premton të ardhmen në BE
Milo Djukanovic u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi ditën e Diel dhe premtoi se do të qëndrojë në kursin e anëtarësisë drejt Bashkimit Europian. Djukanovic, që ka shërbyer disa mandate si kryeministër dhe president, fitoi 54% të votave.
Sfiduesi kryesor, Milan Bojanic, fitoi 33% të votave, sipas komisionit qendror të zgjedhjeve, ndërkohë që 97% të votave ishin numëruar.
“E pranoj rezultatin e zgjedhjeve si një konfirmim për të arritur vlera dhe standarde europiane si dhe anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian”, tha Djukanovic.
Zgjedhja është parë si një faktor kritik për Malin e Zi, nëse do të qëndrojë në rrugëtimin perëndimor drejt anëtarësisë në Bashkimin Europian apo të kthehet në “orbitën” ruse pavarësisht përkeqësimit të marrëdhënieve në kohët e fundit.
Fitorja e Djukanovic do të përfundojë mungesën e tij 2-vjeçare në pushtet, pas përfshirjes prej thuajse 3 dekada në krye të politikave të vendit prej 620,000 banorë.
Bojanic pati mbështetjen e thuajse të gjithë partive të opozitës, përfshirë grupet pro-Rusisë që kërkojnë të ngrijnë anëtarësinë në NATO të Malit të zi dhe të organizojnë një referendum mbi këtë çështje nëse marrin pushtetin. Asnjë prej 5 kandidatëve të tjerë nuk arriti një rezultat dyshifror.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.