Mallrat e luksit fitojnë ‘luftën’ me Covid – Shitjet globale pritet të arrijnë shifrën e 283 milion euro!
Sektori i mallrave të luksit do të kalojë krizën e koronavirusit këtë vit, i nxitur nga shpenzimet e brendshme në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, veçanërisht në këpucë të nivelit të lartë, artikuj lëkure dhe bizhuteri.
Konsulenca Bain vlerëson se shitjet globale të mallrave të luksit personal do të arrijnë në 283 miliardë euro (327 miliardë dollarë) këtë vit, duke u rikthyer nga kriza me një rritje prej 4%, me kurse këmbimi konstante, krahasuar me vitin 2019, përpara se të godiste pandemia.
Biznesi në Shtetet e Bashkuara, i cili këtë vit kaloi Evropën si tregu më i madh, u nxit nga fushatat e hershme të vaksinimit dhe një rikthim i shpejtë i konsumit lokal. Kërkesa në Kinë, motori i rritjes së industrisë së luksit, mbeti i fortë deri në tetor, pavarësisht bllokimeve në disa zona, pasi kinezët – të pamundur për të udhëtuar jashtë vendit – bënë blerje në tregun e tyre vendas.
Në Evropë, biznesi nuk është kthyer ende në nivelet e para-COVID-it dhe mund të duhet deri në vitin 2024 për ta bërë këtë, pavarësisht nga një rritje e aktivitetit turistik gjatë verës, shtoi Bain, parashikimet e të cilit ndiqen nga afër nga industria e luksit.
Megjithëse shitjet e lidhura me udhëtimet ndërkombëtare nuk janë rikthyer, markat sollën biznes të ri duke u fokusuar në furnizimin e konsumatorëve brenda vendit, jo vetëm në qendrat kryesore luksoze, por edhe në qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë. Një e katërta e shitjeve globale këtë vit janë bërë me konsumatorë të rinj, sipas vlerësimeve të Bain. (Reuters)
G . D / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.