Mallrat kineze ‘pushtuan’ Europën! Në 2020, Kina u bë partneri kryesor tregtar i Europës. Tejkaloi edhe SHBA
Kina është tani partneri kryesor tregtar i Bashkimit Europian duke ‘mundur’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BBc raporton se tregtia mes Kinës dhe BE-së arriti vlerën 709 miliardë dollarë krahasuar me 671 miliardë dollarë që ishte vlerae importeve dhe eksporteve nga SHBA.
Edhe pse ekonomia kineze u dëmtua në tremujorin e parë të 2020 nga pandemia, rikuperimi ekonomik i mëvonshëm rriti kërkesën për produktet europiane. Ndërkohë, eksportet kineze në Europë përfituan nga kërkeaa e fortë për pajisje mjekësore dhe elektronika.
Eurostat ka konfirmuar edhe me shifra se në vititn 2020, Kina ishte partneri kryesor i Bashkimit Europian.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.