Mallrat kontrabandë – Sekuestrohen 520 medikamente. Dy persona në pranga
520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme janë sekuestruar këtë të enjte nga policia e Tiranës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Medikamenti” i finalizuar nga sektori i krimit ekonomik dhe financiar u vunë në pranga dy persona, administratori i farmacisë Julian LL 40 vjeç si dhe punonjësja e farmacisë ku tregtoheshin këto medikamente E. P 29 vjeçe po ashtu blutë e kryeqytetit kanë shpallur në kërkim dhe drejtuesen teknike të farmacisë A.P 66 vjeç.
Shtetasit e sipërpërmendur tregtonin në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë produkte të ndryshme farmaceutike kontrabandë.
Policia e kryeqytetit bënë me dije se materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “fshehja e të ardhurave “ dhe “riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.