Maltin Korkuti, CEO i Credins Bank, për prestigjozen gjermane ‘Die Welt’: Credins, partneri kryesor i shumë investimeve e sipërmarrjeve shqiptare
Z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane Die Welt, konfirmon: “Sot mund të themi me krenari që ofrojmë dhe mbulojmë 360′ nevojat financiare të çdo klienti anembanë vendit.
Credins Bank ka qenë partneri kryesor i shumë investimeve dhe sipërmarrjeve shqiptare dhe një nga kontribuesit kryesorë në fushën e përgjegjësisë sociale në të gjitha aspektet duke afirmuar më tej imazhin e bankës si banka e të gjithë shqiptarëve.
Sot, Credins Bank renditet në 3 bankat më të mira në treg, e dyta në kredidhënie dhe e treta në total asetesh dhe depozitash. Sikurse sot, banka ka 870 punonjës, 59 degë, dhe u shërben me profesionalizëm me shumë se 290,000 klientëve.”
Intervista e plotë:
Die Welt– Credins Bank u krijua në vitin 2003 dhe ishte banka e parë private me kapital shqiptar dhe është rritur vazhdimisht për t’u bërë një nga bankat më të mëdha të Shqipërisë. Përshkrimi i rritjes dhe evoluimit të bankës gjatë 16 viteve të fundit.
Maltin Korkuti CEO, Credins Bank: “Credins Bank u licensua në 2003 duke qenë banka e parë me kapital shqiptar dhe me një slogan origjinal: Ne flasim gjuhën tuaj! Arritjet kryesore në vite për tu përmenduar janë:
– Përgjatë 16 viteve aktivitet, Credins Bank ka zgjeruar gradualisht rrjetin e degëve, të ATM dhe POS, duke shtuar në mënyrë të vazhdueshme gamën e shërbimeve dhe produkteve bankare dhesot mund të themi me krenari që ofrojmë dhe mbulojmë 3600 nevojat financiare të çdo klienti anembanë vendit. Credins Bank ka qenë partneri kryesor i shumë investimeve dhe sipërmarrjeve shqiptare dhe një nga kontribuesit kryesorë në fushën e përgjegjësisë sociale në të gjitha aspektet duke afirmuar më tej imazhin e bankës si banka e të gjithë shqiptarëve. Sot, Credins Bank renditet në 3 bankat më të mira në treg, e dyta në kredidhënie dhe e treta në total asetesh dhe depozitash.
Sikurse sot, banka ka 870 punonjës, 59 degë, dhe mbi 290,000 klientë.
– Bashkëpunimi me Institucionet Ndërkombëtare: që në vitet e para të aktivitetit, është konsideruar një partneritet strategjik për të forcuar imazhin e bankës, për të suportuar aktivitetin e kredidhënies nëpërmjet skemave lehtësuese si dhe për të përfituar ekspertizën e nevojshme për menaxhimin e këtyre projekteve në lidhje me risqet e ndryshme.
Credins Bank ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione si: Fondin Europian për Europën Juglindore (EFSE), EBRD (EUR 10 Mil) për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, Bankën e Detit të Zi për financimin e importeve dhe ekporteve të vendeve anëtare me interesa biznesi në Shqipëri, EBRD& IFC për suportin e financimeve të projekteve për efiçencën në energji dhe energjinë e rinovueshme.
– Bashkëpunimi me Institucione Ndërkombëtare të Kartave: duke filluar me American Express dhe duke u zgjeruar në vite me Visa dhe Mastercard. Credins sot ofron një portofol të shumëllojshëm kartash në monedhën shqiptare dhe ato të huaja, karta debiti, të parapaguara dhe krediti duke plotësuar kërkesat e segmenteve të ndryshëm si: individë, biznese dhe institucione.
– Investimet në teknologji: Credins ka finalizuar me sukses projekte mjaft të rëndësishme siç ishte implementimi i e-banking në 2006, një risi për tregun shqiptar duke i ardhur klientëve pranë me shërbime inovative, investime të vazhdueshme në Hardware dhe Software në linjë me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e konsumatorëve, implementimi i platformës digjitale Credins Onlineetj.
– Credins Bank është nderuar me çmime të vazhdueshme nga Institucione të ndryshme si: “Banka më Inovative e Vitit”, “Banka e Vitit 2014”, çmimi kombëtar i filantropisë “Për kontributin e konsiderueshëm me impakt të gjerë social që ka dhënë në fusha sensitive të shoqërisë shqiptare” etj”
Në vitin 2014, ju jeni emëruar CEO i Credins Bank. Përmbledhje e arritjeve dhe sfidave tuaja më të mëdha në këtë rol deri tani.
Zhvillimi dhe rritja e vazhdueshme pozitive nga viti në vit i të gjithë treguesve financiarë të bankës, pozicionimi si bankë lider në treg, partneriteti strategjik me institucione ndërkombëtare, vizioni për një bankë inovative dhe digjitale, transformimet e vazhdueshme në gamën e shërbimeve dhe produkteve, kultura korporative etj, mund të konsiderohen si disa prej arritjeve kryesore përgjatë drejtimit tim të bankës.
Sfidat si CEO janë transformimi i vazhdueshëm i bankës drejt ndryshimeve teknologjike dhe sjelljes së konsumatorit, arritja dhe përmbushja me sukses e planit strategjik të bankës, zhvillimi i qëndrueshëm dhe në rritje, përsa i takon treguesve financiarë, ruajtja dhe pozicionimi si bankë e maturuar në treg, zhvillimi i vazhdueshëm i stafit dhe zgjerimi i suksesshëm në rajon.
Viti 2017 përkoi me fundin e planit të zhvillimit tre vjeçar të bankës dhe në vitin 2018 po e nisni strategjinë për tre vitet e ardhshme. Përmbledhje e strategjisë së re tre vjeçare dhe objektivave të përgjithshme.
Strategjia e Credins Bank (2018 – 2020) ka për qëllim forcimin e mëtejshëm të pozicionit të saj si një nga institucionet kryesore dhe të qëndrueshme financiare në vend. Kjo strategji është ndërtuar mbi pesë fusha prioritare bazuar në avantazhet tona konkurruese si: pozicioni i fortë i tregut, madhësia e biznesit, gama e gjerë e produkteve dhe shërbimeve etj. Pjesë e kësaj strategjie do jete dhe mbajtja nën kontroll e riskut dhe kostove. Të gjitha këto veprime do na lejojnë të gjenerojmë një kthim mbi kapitalin mbi 9 përqind në vitin 2020. Perveç konsolidimit në Shqipëri, ne synojmë të zgjerojmë aktivitetin në vendet fqinje dhe Banka Credins e Kosovës është projekti ynë i radhës.
Pesë fushat kyçe të strategjisë janë:
-Rritja e qëndrueshme: Sigurimi i rritjes së balancuar dhe stabilitetit i parashikimeve financiare
-Performanca financiare: Rritje e kthimit të investimeve përmes zhvillimit të mëtejshëm të biznesit dhe menaxhimit më efikas të kostove dhe rreziqeve.
-Bankë më e maturuar/konsoliduar: Zhvillim dhe përmirësim i mëtejshëm i aftësive organizative dhe menaxheriale dhe krijimi i proceseve që pasqyrojnë madhësinë e bankës dhe nivelin e ambicjeve tona.
– Zhvillime teknologjike: Investime të vazhdueshme në modernizimin teknologjik të bankës dhe integrimin e teknologjive dhe inovacioneve të avancuara në biznesin tonë.
-Fuqizimi i njerëzve: Investimi i vazhdueshëm tek njerezit tanë do jetë një nga burimet kryesore të avantazhit tonë konkurues në treg.
Gjatë viteve, Credins Bank ka nënshkruar marrëveshje me IFC, Fondin Europian për Europën Juglindore (EFSE) dhe Bankën e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi. Përshkruani se si banka ka partnerizuar me institucione të mëdha ndërkombëtare gjatë viteve dhe nëse jeni të hapur për partneritete të reja në të ardhmen… Nëse po, përshkruani ato mundësi
Sikurse përmenduar dhe më sipër, që në vitet e para të aktivitetit, Credins Bank ka bashkëpunuar ngushtë me shumë institucione financiare për huadhënien, borxhin e varur, skemat e garancisë, financat tregtare dhe këshillmore duke i konsideruar bashkëpunime strategjike për zhvillimin e vazhdueshëm të bankës, imazhin, ekspertizën e fituar dhe suportin që i japim rritjes ekonomike të vendit, punësimit, etj.
Banka ka qenë partnere në shumë projekte, ku me ndihmën e këtyre institucioneve, janë financuar dhe mbështetur shumë biznese të vogla e të mesme për të realizuar me skema lehtësuese projektet dhe investimet e tyre.
Vlen për tu përmendur, bashkëpunimi me IFC dhe BERZH për mbështetjen e financimit të programeve të efiçiencës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme, ku ne përfituam ekperiencën e duhur për të ndërtuar për të vlerësuar dhe menaxhuar rrezikun social dhe mjedisor në financimin e projekteve. Gjithashtu, këto bashkëpunime nxisin mundësinë për të financuar ndërmarrjet që po investojnë në sistemet e hidrocentraleve dhe individët që i bënë banesat e tyre më eficente përsa i takon energjisë.
Credins Bank do të vazhdojë të jetë partnere dhe të ndërtojë marrëdhënie afatgjatë me institucionet ndërkombëtare duke marrë pjesë në programe të tjera që mbështesin aksesin për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe sektorin e bujqësisë që është në prioritetet tona. Një bashkëpunim i tillë pritet të finalizohet në Prill me Fondin Evropian të Investimeve për garancinë e skemës prej 7.5 milionë eurosh në mbështetje të kreditimit të bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri.
-Në vitin 2018, Credins Bank nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të drejtat dhe detyrimet e zhvilluesve të tregut në lidhje me emetimin e obligacioneve referuese të Republikës së Shqipërisë dhe Banka Credins ishte një nga pesë bankat e përzgjedhura për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë të sekondareve. Përmbledhje e këtyre zhvillimeve dhe çfarë mund të kenë kuptim për investitorët ndërkombëtarë
Në korrik 2018, Credins Bank mbështet nismat e Bankës Botërore, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për zhvillimin e tregut sekondar të obligacioneve të qeverisë shqiptare.
Projekti pilot për letrat referuese përfundoi me sukses dhe para se të kalonte në fazën tjetër, të shoqëruar me dokumente referimi, u morën parasysh komentet dhe eksperienca gjashtë mujore. Gjatë kësaj periudhe Banka Credins, si një nga pesë zhvilluesit e tregut, ka dhënë kontributin e saj maksimal në rritjen e volumit të tregtimit në tregun sekondar duke patur si qëllim rritjen e bazës së investitorëve.
Për plotësimin e objektivave të saj, Credins Bank ka zhvilluar trajnime me stafin dhe klientët e saj mbi risitë e tregut të letrave me vlerë. Klienti mund të gjej në çdo moment kuotimet e obligacioneve reference në faqen zyrtare të Bankës Credins dhe ka mbështetjen për çdo paqartësi nga ekspertët e tregtimit të Letrave me Vlerë.
Krijimi i një tregu sa më likuid, krahas kushteve të tjera makroekonomike, janë baza e diversifikimit të bazës së investitorëve dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Këta të fundit mund ta shikojnë investimin në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare si një alternativë të investimeve të tyre.
Ju keni thënë se optimizimi i zgjidhjeve teknologjike hap mundësi të mëdha për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientit. Reflektime mbi digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe atë që keni më shumë në fokus për të ardhmen
Credins Bank do vazhdojë investimet për zgjerimin e shërbimeve digjitale duke qënë me pranë klientëve aty ku ndodhen, në çdo kohë e në çdo vend. Projektet ambicioze janë në proces për një Credins Online të gjithë përdorshëm duke i dhënë mundësi çdo klienti për të patur bankën me vete në shtëpi, punë, apo kudo ku ndodhet.
Përsosmëria e vazhdueshme e shërbimit digjital të shpejtë, të sigurt, me përpunim të informacionit me konfidencialitet dhe në kohe reale, janë sfidat dhe ambiciet tona për këtë vit. Credins Online do jetë një eksperiencë ku çdo klient do të shijojë kënaqësinë e përdorimit të shërbimeve bankare.
Transformimi i plotë i degëve aktuale të bankës drejt një banke DIGJITALE, ku klienti finalizon me sukses, shpejt, dhe thjesht çdo transaksion bankar, do jetë gjithashtu realiteti i prekshëm në Credins Bank.
Dega “Mobile” do jetë një risi për tregun shqiptar që do iniciojë shërbimin e vet lëvizës në çdo skaj të vendit në 2019, duke mbështetur klientët agro me prezencën e vet kudo dhe duke ofruar shërbimet bankare dhe në zonat rurale ku mbulimi me banka është relativisht i ulët. Mobile wallet do jetë gjithashtu projekt ambicioz i bankës duke qenë dhe sfida tjetër e radhës për një bankë Credins sa më digjitale.
Vlerësimi i efekteve që Banka Credins ka pasur në ekonominë e përgjithshme shqiptare
Zhvillimi dhe rritja ekonomike e vendit dhe zhvillimi financiar i bankës janë te lidhura ngushtësisht. Në këto 16 vite, Credins Bank ka suportuar ndjeshëm zhvillimin e sektorëve strategjikë të vendit si: shërbime, tregëti, prodhim, energji, infrastrukturë etj.
Portofoli i kredisë është rritur nga viti në vit dhe sot jemi banka e dytë përsa i takon kredidhënies. Banka ka shtrirë rrjetin e degëve dhe ATM në të gjithë vendin, duke i ardhur pranë çdo klienti individ, biznes dhe institucion.
Gjithashtu portofoli i produkteve dhe shërbimeve bankare është rritur ndjeshëm, duke edukuar dhe sjellë klientët pranë bankës. Kjo ka ndikuar në uljen e informalitetit dhe reduktimin e cash-it në ekonomi e cila për vite të tëra ka funksionuar bazuar në trasaksione apo pagesa në cash.
Credins Bank ka ndikuar pozitivisht në punësimin e njerëzve dhe sot ka një total prej 870 punonjësish, duke investuar fuqishëm në trajnimin dhe zhvillimin e tyre profesional. Futja e kartave dhe POS dhe i mjeteve të tjera të pagesave ndikoi gjiithashtu ndjeshëm në uljen e informalitetit, reduktimin e tregut jo formal dhe rritjen e cilësisë në pagesa.
Negociatat e Shqipërisë me BE mund të fillojnë që në Qershor. Shqyrtimi nëse/si integrimi në BE mund të ndikojë në Bankën Credins.
Hapja e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE do ndikojë pozitivisht në projekte të rëndësishme që do suportojnë procesin e integrimit nëpërmjet fondeve që do alokohen.
Do të ketë një rritje të FDI e cila padyshim do kontribojë në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit, duke ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve shqiptare, më shumë punësim, stabilitetet dhe rritje të trasaksioneve bankare duke reduktuar informalitetin.
Projektet do i hapin rrugë investimeve të ndryshme në shumë sektore si psh: përmirësim të infrastrukturës duke ndikuar në rritjen e turizmit apo sektorëve të tjerë që janë dhe potencialet e këtij vendi.
Credins Bank padyshim do jetë pjesë e këtyre projekteve duke suportuar bizneset dhe investimet e huaja që do hyjnë në Shqipëri vetëm ose në J-V me bizneset vendase, me konsulencë bankare duke ofruar zgjidhje dhe suport financiar në mënyrë efikase.
Kanalizimi i investimeve nëpërmjet bankës, do sjellë më shumë transaksione bankare, më shumë zhvillim për bankën dhe duke marrë në konsideratë dhe zgjerimin tonë në rajon nëpërmjet hapjes së Kosovës, do krijojë një treg më të madh dhe më shumë mundësi për klientët dhe investitorët tanë.
Për të dyja, kompanitë shqiptarë dhe të huaja ose investitorët e huaj në tregun shqiptar, vlerësimi i përgjithshëm i asaj çfarë i jep Credins Bank një avantazh konkurues në sektorin bankar shqiptar.
Avantazhi më konkurues që Credins sjell në treg është shërbimi profesional dhe mjaft i kënaqshëm ndaj klientëve. Stafi i bankës me përkushtim dhe pozicion miqësor me klientët, bën që Credins të pozicionohet si banka e familjes.
Slogani i bankes ka suportuar që çdo klient të ndihet komod dhe të krijojë një marrëdhënie të personalizuar e afatgjatë. Portofoli i shumëllojshëm i shërbimeve dhe produkteve i cili plotëson 360֯nevojat e klientëve duke krijuar një klientelë besnike në vite.
Credins Bank do të vlerësojë çdo klient besnik, duke i ofruar përfitime shtesë përmes skemës së besueshmërisë që pritet të finalizohet përgjatë 2019. Gjithashtu, vendimarrja e shpejtë është një element spikatës për Credins Bank e cila ka qenë një nga elementët më konkurrues në një treg ku shumica e bankave si pjesë e grupeve të mëdha kanë operuar brenda një kuadri më të shtrënguar procedurial. Credins ju përshtat me sukses një tregu dinamik me procedura eficente, të thjeshta, dhe në linjë me zhvillimet e klientëve.
Mesazhi përfundimtar për lexuesit e Die Welt
Të investojnë në Shqipëri si një vend me mundësi mjaft të mëdha kryesisht në sektorin e turizmit, energjisë, agrobiznesit, etj. Shqipëria ofron lehtësira fiskale me një taksë mbi dividentin prej 8%. Gjithashtu, mund të gjenden të rinj të talentuar e të shkolluar, që flasin mjaft mirë disa gjuhë të huaja, me një kosto relativisht të ulët.
Është një vend ku dielli nuk mungon në pothuajse 300 ditë të vitit, me një pozicion të shkëlqyer gjeografik, një vend me peizazh të mrekullueshëm ku gërshetohet mjaft bukur deti, mali, lumenjtë, etj. Një vend me porte dhe aeroport, me një traditë kulinare mjaft të shijshme, një vend ku teknologjia po avancon mjaft shpejt, dhe regjistrimi i një biznesi mund të bëhet brenda ditës.
Dhe mbi të gjitha, një vend me një sistem të zhvilluar bankar të gatshëm për të mbështetur çdo kërkesë financiare kudo ku ndodhen.
https://bankacredins.com/wp-content/uploads/2019/06/Revista-Die-Welt-1.1.pdf
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.