‘MammaPack’ – Si funksionon start up-i që dërgon produkte tradicionale jashtë vendit?!
Start up-i MammaPack, është risia më e re nga fusha e biznesit ushqimor. Ajo bën të mundur transportimin dhe dërgimin e ushqimeve tradicionale për emigrantët, dhe konkretisht italianët që banojnë jashtë vendit, për të cilët është pothuajse thelbësore konsumi i pjatave dhe kuzhinës popullore, nga makaronat , salcat e deri tek detergjentet dhe biskotat. MammaPack: një e-shop që ju lejon të blini, nga e gjithë Europa, produkte italiane me çmime italiane, duke i marrë ato direkt në shtëpi dhe me kosto të sheshtë transporti.
Themeluesit janë pikërisht dy të rinj të dy të lindur në Napoli dhe që të dy emigrantë: Flavio Nappi, i cili jeton në Paris, dhe Romolo Ganzerli, në Gjenevë. Vetë ata të parët pas emigrimit jashtë vendit ndjenë mungesën e biskotave të fëmijërisë, makaronave dhe salcave tipike. Veç ushqimit i cili mund të gjendej në supermarkete ajo çka përbente problem ishin dhe çmimet e larta të dyqaneve të huaja.
Kështu ata krijuan një blerje në internet të krijuar për të mbushur mungesën e shtëpisë. Filluar në vitin 2018, start up-i tani ofron dhjetë mijë produkte: nga ushqimi deri tek pastruesit e shtëpive, nga sapunët dhe shampot e deri tek produktet për të sapolindurit. Saktësisht gjithçka që një nënë dhe baba nga Italia mund t’i dërgonin një fëmije jashtë vendit.
Dorëzimi bëhet në 20 vende europiane, me një normë fikse dhe pa kufij peshe. Normalisht duhen 48 deri në 96 orë por, siç lexojmë në website, në këtë periudhë ka pasur aq shumë kërkesa saqë afati është rritur në një javë. Në fakt, projekti vazhdon të rritet: ai aktualisht shërben rreth 5000 klientë. Sipas të dhënave të italianëve në raportin botëror 2019 të Fondacionit Migrantes, banojnë më shumë se 2.8 milion emigrantë italianë në Europë. (Wired)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.