Manastirliu firmos urdhërin: “Shkollat dhe çerdhet mbyllen deri më 3 prill”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke marrë mendimin e ekspertizës për shkaqe sigurie ka firmosur urdhërin në të cilin autoriozhet mbyllja e institucioneve arsimore deri në datën 3 prill.
Teksa kryeministri kishte lënë afat datën 23 mars për të vërejtur përmirësimin e gjendjes, situata është ende serioze për të kthyer nxënësit në shkolla.
Ndërkohë, qeveria ka marrë masat për mësimin në distancë me një kanal të dedikuar në Radio Televizionin Shqiptar dhe vendosjen e një kornize pune për të gjithë mësuesit nga shtëpia.
Ndërkohë, edhe bordet e Institucioneve të Larta Arsimore kanë dhënë udhëzimet për të nisur përgatitjen e leksioneve në distancë për të gjithë studentët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.