Manastirliu: Mbi 900 persona me aftësi të kufizuar do të pajisen me karrige me rrota
Rreth 900 persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë do të pajisen me karrige me rrota. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
Sipas Manastirliut, MSHMS po mbështet financiarisht për herë të parë shërbimin e karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar.
“Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet financiarisht shërbimin e karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar, duke i dhënë mundësi 900 personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë të pajisen me këtë mjet të domosdoshëm, që siç thonë ata, janë këmbët e tyre,”shkruan ajo.
Ndërkohë, ministrja gjatë vizitës së saj pranë qendrës së Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar e cila ndihmon gratë me aftësi të kufizuara, tha se dhjetëra prej tyre janë pajisur tashmë me karrige me rrota.
“Për Eldën, Fluturën, Dhuratën e dhjetra gra me aftësi të kufizuar sot ishte nje ditë e veçantëu pajisën me karrige me rrota të përshtatur enkas për to, duke fituar lirinë e lëvizjes që ju jep mundësinë këtyre grave të forta, t’ja dalin vetë në përditshmëri.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.