Manastirliu mbledh drejtuesit e spitaleve rajonale. Diskutohet skema e mbështetjes financiare për mjekët që do shërbejnë aty ku ka nevojë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me përfaqësues të disa bashkive, si edhe me drejtues të spitaleve rajonale në vend, ku diskutoi rreth mënyrës se si mund të administrohen me efikasitet burimet njerëzore edhe financiare.
Gjithashtu, pjesë e diskutimeve në këtë tryezë ka qenë edhe skema e re e mbështetjes financiare për mjekët që do të zhvillojnë aktivitetin e tyre aty ku ka më shumë nevojë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha më shumë detaje rreth takimit
“Në takim me drejtuesit energjikë të spitaleve rajonale dhe bashkiake të vendit. Duke ndarë praktikat e mira dhe duke nxitur administrim efikas të burimeve njerëzore dhe financiare, edhe nëpërmjet skemës së re të mbështetjes financiare për mjekët që do të zhvillojnë aktivitetin aty ku ka nevojë, falë politikës së re të qeverisë për pagat dhe kompensimin financiar për personelin mjekësor”, shkruan Manastirliu.
Në takim me drejtuesit energjikë të spitaleve rajonale dhe bashkiake të vendit. Duke ndarë praktikat e mira dhe duke…
Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, April 4, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.