Manastirliu njofton javën e vaksinimit të hapur – Çdo individ mbi 18 vjeç mund të paraqitet në qendrën shëndetësore më të afërt
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga sot nis java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç .
“Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, shkruan Manastirliu.
Periudha e javës së hapur të vaksinimit do të jetë nga data 19-25 korrik dhe nga ora 08:00 – 20:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.