Manastirliu njofton: Tashmë mund të vaksinohen edhe personat mbi 18 vjeç. Detajet
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se tashmë mund të aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar edhe nëse jeni +18 vjeç, më datat 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv.
Sipas njoftimit qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00.
Qendrat sipas qyteteve mund ti gjeni duke klikuar këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.