Manastirliu publikon grafikun – Shqipëria ‘kalon’ vendet e rajonit dhe Europës në procesin e vaksinimit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një grafik i cili tregon ritmin e vaksinimit ku Shqipëria ka një rritje të dukshme në krahasim me disa vende të rajonit si dhe disa vende europiane.
“Një krahasim i ritmit të vaksinimit të popullsisë (mesatares javore për 100 banorë), gjatë 10 ditëve të fundit”, ka shkruar Manastirliu.
“Vazhdojmë të vendosur me planin tonë të 500 mijë vaksinimeve brenda muajit maj, dhe krejt popullatës brenda pranverës së ardhshme”, shtoi ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.