Manastirliu: Sot mbërrijnë 7020 vaksina nga Pfizer – Aktivizohet skenari i përfshirjes së spitaleve rajonale
Gjatë fjalimit të mbajtur në kuvend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se sot do të mbërrijnë 7020 doza vaksine antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe se do të intensifikohet plani i vaksinimit
“Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e situatës”, njoftoi ministrja.
“Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërsa do të intensifikojmë përpjekjet në terren për të këputur zinxhirin e infeksionit”, shtoi Manastirliu.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.